Asnjë firmë nga PD për Shabanin? Deputeti Baçi tregon ku ishte ”gabimi’
Deputeti i PD, Luan Baçi sqaron zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe akuzat se Partia Demokratike kishte dhënë firmat apo votat për kandidaturën e tij. Baçi mohoi kategorikisht që ndonjë deputet i PD-së ta ketë votuar Shabanin, duke theksuar se mazhoranca është ajo që siguroi 84 votat e nevojshme.
Sipas tij, konfuzioni është qëllimshëm i ushqyer nga “propaganda e mazhorancës” për të krijuar idenë se ka pasur një marrëveshje të fshehtë. Baçi shpjegoi se firmat e deputetëve të PD-së nuk nënkuptojnë mbështetje për një kandidat të caktuar, por thjesht një mundësi procedurale për t’i lejuar çdo individi të afërt me opozitën të paraqitet në Komisionin e Ligjeve dhe të dorëzojë platformën e tij.
“Është njësoj për arsye se edhe Shabani edhe shumë avokatë të tjerë, kur ishte momenti që doli një kandidat për kryetar bashkie i Tiranës, zoti Florian Binaj, Partia Demokratike tha që do ta mbështet nga shoqëria civile. Doli Floriani. Të gjithë u bënë bashkë, edhe Endri Shabani, edhe shumë të tjerë. Gjithë partitë opozitare të vogla u bënë bashkë me Partinë Demokratike për një përfaqësues që vinte atje. Kjo ishte toleranca e Partisë Demokratike për të pasur një kandidaturë gjithëpërfshirëse. E njëjta gjë funksionoi edhe me këtë punën e Avokatit të Popullit, duke u dhënë firmën 20-25 avokatëve që u paraqitën pa përjashtim, pa i parë fare se kujt janë dhe kush janë. Këta e kanë firmën deri te komisioni që paraqesin platformën e tyre. Aty këta mbarojnë. Firma nuk ka më vlerë. Firma nuk është propozuese për vajtur në Parlament”, tha Baçi.
KOHA JONË SONDAZH

