Atentat mafioz, gazetari Artur Çani i shpëton për mrekulli

 por atentati ka dështuar në tentativën për ta qëlluar. Personi ende i paidentifikuar nga policia  i kishte zënë pritë drejtorit të emisionit ‘Kaktus’ në Neës 24, Artur Çani, në hyrje të pallatit ku ai banon mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:30. Ngjarja ndodhi në rrugën “Faik Konica”. Gazetari investigativ Çani ka shpëtuar mrekullisht, pasi sipas tij,  pistoleta me silenciator që iu drejtua, fatmirësisht nuk u shkrep nga autori. Menjëherë për ngjarjen u njoftua edhe policia e kryeqytetit, ku  kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa dhe shefi i Komisariatit nr. 1, Artjon Duka, shkuan në vendngjarje. Mbi hetimin e ngjarjes u interesua dhe Kryeministri Edi Rama. Policia dhe prokuroria, pas ngjarjes së rëndë, sekuestruan kamerat e sigurisë dhe vijojnë ende hetimet për të identifikuar atentatorin. Gazetari Çani tha se kamerat e kanë filmuar atentatorin. –  “Ngjarjen e kam parë në kamera, nuk nuhata asgjë. Shkoja në shtëpi në orën 20 e 30, ishte errësirë. Roja me njoftoi se ishin 3 veta dhe më thanë që ka ardhur një njeri që ka dashur të vrasë. Një djalë i pallatit rreth të 20-tave e ka parë personin më armë, kur ka dalë nga pallati. Pastaj kanë parë kamerat për të identifikuar kujt i kanë qëlluar. Unë hyra në ashensor dhe tek dera dëgjova një zhurmë, që s’i dhashë rëndësi. Kamerat kishin filmuar këtë personin me pistoletë në dorë që hynte pas meje. Ai më kishte drejtuar armën, është përpjekur të qëllojë por nuk i ka shkrepur, është ulur e ka mbushur sërish por unë hyra direkt në ashensor. Më ndoqi deri tek dera, por unë nuk e pashë. Unë lajmërova policinë ministrin Tahiri, më tha që mos u bë merak se do kesh mbështetjen tonë. Më erdhën gjithë drejtuesit e policisë më pas në shtëpi, ndenjtën u përpoqën të më qetësonin. Veprimet e tyre ishin profesionale, e vlerësuan rastin me seriozitet. Çfarë mora vesh më pas, ishte një rastësi ajo që më shpëtoi”,-  u shpreh Çani mbi skenën e atentatit të dështuar. Ai thotë se nuk ka ndonjë armik konkret, por e lidh ngjarjen me profesionin e tij dhe quan armiq potencialë të gjithë ata që preken nëpërmjet emisionit “Kaktus”. Artur Çani beson se edhe ky atentat mund të jetë bërë për shkak të emisionit të ri investigativ që ka nisur në “Neës 24”. – “Jam menduar gjatë mos ndonjë njeri ka mëri personale me mua. Vetëm me regjisorin mes miqsh kam folur me zë të lartë, me asnjë tjetër. Por ne kemi armiq potencial këdo që ngacmojmë nëpërmjet emisionit. Një gazetar i ‘Kaktus’ është larguar nga presioni i madh që i është bërë, bëhet fjalë për një çështje ende të patransmetuar. Besoj që ka lidhje me emisionin, jo me ngjarje të tjera. Unë më herët nuk kam pasur asnjë presion”, – thotë Çani, ndja të cilit atentatori duket se ka qenë i vendosur për ta qëlluar. Çani nuk nguron të përmendë edhe mbështetjen që i ka dhënë kryeministri  Rama, në momentin që ka kontaktuar me të, pas ngjarjes . “Edi Rama më tha që jetëgjati, nuk bëhet jetëshkurtër”. Nëse pas ngjarjes, do vazhdojë të drejtojë emisionin “Kaktus”, Çani shprehet pa dyshim se nuk ka ndërmend të lëviz gjë dhe do ta vazhdoj emisionin

 

SHKARKO APP