Atentat në Shkodër, ekzekutohet 35-vjeçari/ EMRI

Një 35-vjeçar është ekzekutuar më armë zjarri në Shkodër. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (20 mars) në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Ferdinand Polia i cili fillimishit u paraqit i plagosur në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

“Sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari i RTV ORA në Shkodër, Bepin Kolvataj raporton se Polia është pronari i një bujtine në zonën e Thethit. Po ashtu ai ka qenë edhe administrator i zonave të mbrojtura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion për autorin. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?