Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Atentati ndaj Shullazit, prokuroria version ndryshe nga policia

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia dhe Prokuroria përplasen sërish, gjatë hetimeve, këtë herë për ngjarjen e së hënës në mbrëmje, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë, në dy atentate të ndryshme. Prokurorët dyshojnë se atentatet që ndodhën të hënën në mbrëmje janë të lidhura me njëri- tjetrin, për shkak se personat e sulmuar ishin të gjithë të njohur me njëri-tjetrin. Synimi kryesor i dy atentateve, sipas hetuesve, ishte vrasja e Emiljano Shullazit, i cili udhëtoi drejt Tiranes kur mori njoftimin mbi plagosjen e shokut të tij, Pajtim Serjani. Objekt i atentatit të ndodhur në rrugën “Islam Alla”, që ndodhet pranë “Rrugës së Kavajës”  ishte Pajtim Serjani. Këto përfundime vijnë pas dëshmive të efektivit të policisë, Roland Meta, para prokurorit Florian Bunjaku. Kur Meta iu komunikua akuza për vrasje dhe masa e arrestit me burg, ai tregoi edhe si ndodhi atentati, ku mbeti i plagosur. Sipas tij, atentatori është afruar pranë tavolinës në lokal dhe qëlloi në drejtim të Pajtim Serjanit, duke e plagosur atë në këmbë, por më pas pistoleta iu bllokua. Më pas ka ardhur reagimi i efektivit të policisë, i cili është drejtuar “Ndal Policia!”, dhe i ka bërë thirrje atentatorit të hedhë armën. Por pas shkëmbimit të zjarrit, me dy të shtëna të tjera ka qëlluar autorin e krimit, Arjanit Sterjo, për vdekje, i cili ka ndërruar jetë disa metra më tej. Për këtë arsye, ndryshe nga hetimet e policisë, prokurorët dyshojnë se atentatet e së hënës janë të lidhura me njëra-tjetrën. Hetuesit dyshojnë se vrasja e Pajtim Serjanit nuk ishte qëllimi kryesor i atentatorëve dhe këta të fundit mendohet se ishin vrasës me pagesë, pasi nuk kanë pasur lidhje me ta, apo të jenë të njohur për përplasje të kaluara. Duke marre parasysh faktin se Pajtim Serjani ishte mik i ngushtë i Emiljano Shullazit, dyshohet se ky i fundit është njoftuar për të lëvizur drejt Tiranes, nga Fushë-Kruja, ku ishte duke qëndruar pak momente para se të ndodhnin dy ngjarjet.  Atentati ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, që mbetën të plagosur, mendohet të ketë qenë synimi kryesor i atentatorëve, të cilët kanë mundur vetëm t’i plagosin ata, pas ndjekjes dhe pritës që u bënë në zonën e Qafë-Kasharit. Shullazi dhe Dani po lëviznin me makinën tip “Golf 4”, kur u sulmuan me breshëri automatiku. Ata janë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës dhe pasi i dërguan për ndihmën e parë, lanë të nesërmen ambientet e Spitalit të Traumës, për t’u shoqëruar në polici vetëm disa orë. Në mungesë provash se mund të kishin kryer ndonjë vepër penale, dhe duke qenë se nuk dhanë asnjë emër në lidhje me identifikimin e atentatorëve të mundshëm, u lanë të lirë. Policia nuk ka raportuar se gjeti armë apo gëzhoja në makinën e tyre, për të provuar se kanë qenë të armatosur, ndërkohë që të plagosurit në spital kanë dhënë dëshmi nga më të ndryshmet, duke e bërë më të komplikuar ngjarjen e së hënës në mbrëmje, që u kthye edhe në një debat të ashpër politik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 1 ore
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 11 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 11 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.