Aulon Kalaja i shtrirë në tokë, bashkë me deputetin Boçi dërgohen me urgjencë në spital
Aulon Kalaja është dërguar me urgjencë në spital pasi gjatë protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar përballë godinës së Kryeministrisë në Tiranë, Policia hodhi gazlotësjellës. Sipas raportimeve nga vendngjarja, ai është parë i shtrirë në tokë dhe më pas është transportuar për ndihmë mjekësore, në një moment tensioni gjatë protestës ku Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga ana tjetër, edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është dërguar për ndihmë në spital.
KOHA JONË SONDAZH


