Auron Tare, debat në Gjirin e Lalzit për problemet e turizmit

Biznesmenët e zonës e konsideruan si te domosdoshëm ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të rërës së plazhit të Gjirit të Lalzit. Ndërsa Tare theksoi se mangësitë e verejtura nuk duhet të përsëriten më. Sipas tij, kjo gjë do të minimizonte edhe evazionin fiskal që është konstatuar gjatë këtyre viteve.

“Duam të vendosim disiplinën në zonën bregdetare, disiplinën e ndërtimeve, planifikimeve, të pagesave. Ka një tare1evazion të madh fiskal përgjatë vijës bregdetare, ka njerëz të cilët nuk paguajnë detyrimet që kanë, ndaj duam që t’i japim një drejtim komuniteteve në zhvillimin e qëndrueshëm te zonave bregdetare”, tha Tare.

Plazhi i Gjirit të Lalzit është kthyer në një zonë mjaft tërheqëse për pushuesit gjatë stinës së verës. Ndaj, vuri ne dukje Tare, duhet te fillojmë menaxhimin pozitiv qysh tani, që vera e ardhshme të mos na gjeje të pa përgatitur.

SHKARKO APP