Avokatët e Shqipërisë: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, përcjell me shumë shqetësim ngjarjen lidhur me vrasjen e Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Pergjithshëm, Astrit KALAJA, si ngjarja më e rëndë dhe e paprecedentë e ndodhur ndonjëherë në sistemin e drejtësisë.
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë vendosi njëzëri që të bojkotoj të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore, për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 tetor 2025.
Ky bojkot është një thirrje për të gjithë opinionin, politikën shqiptare, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, si dhe palët ndërgjyqëse, që të angazhohen me përgjegjësinë maksimale për sigurimin e jetës dhe shendetit, si dhe te veprimtarisë dhe aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe avokatëve në ushtrimin e detyrave të tyre në realizimin dhe funksionimin e drejtësisë.
Ky vendim nuk i shtrin efektet e tij për masat e sigurimit në procesin penal.
Urdhërohen të gjithë kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisë për ekzekutimin e këtij vendimi.
KOHA JONË SONDAZH

