Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Avokati i Evis Berberit: Gazment Bardhi gënjeu kur tha që foto është bërë në apartament. Është nxjerrë nga telefonat e sekuestruar nga SPAK

Lajme E enjte, 27 Nëntor 2025 07:25
Avokati i Evis Berberit: Gazment Bardhi gënjeu kur tha që foto është bërë në apartament. Është nxjerrë nga telefonat e sekuestruar nga SPAK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Avokati i Ervis Berberi komentoi foton e publikuar nga deputeti demokrat Gazmend Bardhi, ku ish-kreu i  ARRSH-së, shihet në shoqërinë e disa funksionarëve të tjerë publik, në një ambient privat.

Gentjan Rumano deklaroi se ajo çfarë Bardhi shkruan për foton në fjalë, është pjesërisht e vërtetë, por publikimi i saj sipas avokatit përbën cënim të privatësisë së subjekteve në të.

Ai gjithashtu konfirmoi se ka dyshime që fotoja ka përfunduar në duart e Gazment Bardhit, pasi është nxjerrë nga telefonat e Berberit, të cilët mbahen të sekuestruar nga SPAK e GJKKO.

“Për momentin nuk e kemi informacionin e plotë nëse është pjesë e dosjes hetimore. Ne dimë që të gjithë telefonat e zotit Berberi janë të sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme dhe kjo foto kemi dyshime se mund të ketë dalë nga telefonat e konfiskuar. Kjo foto nuk ka qarkulluar asnjëherë në rrjetet sociale, është e pamundur dhe informacioni që është përhapur nga deputeti i PD, është pjesërisht i pavërtetë.

Pasi nuk kemi të bëjmë me apartamentin nr.6, shkalla H, kompleksi Nobis. Sepse dihet që arkitektura e ambientit ku është realizuar foto, është një arkitekturë jo më e zbatueshme nga arkitektët që realizojnë ndërtime në këtë kohë. Është arkitekturë e vjetër italiane. Është një ambient me lartësi mbi 4, apo 5 metër dhe vetëm dritarja që ndodhet pas shpinës së tyre është një derë më e lartë se 3 apo 3 metër e gjysmë. Rrethana që nuk ekzistojnë më në ndërtimet e sotme. Kjo nuk është bërë absolutisht në apartament. Padyshim që është një ambient privat”, tha Rumano në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej, avokati i Berberit i mëshoi sërish dyshimit të palës mbrojtëse se fotoja ka rrjedhur nga ambientet e SPAK dhe GJKKO dhe publikimi i saj nga Bardhi ka për synim dëmtimin e imazhit të ish-kreut të ARRSH-së.

“Fotoja që është publikuar është një foto që ka të bëjë tërësisht me ambient privat dhe jo me funksione publike. Dhe si e tillë duhet të konsiderohet si cenim i privatësisë të çdo subjekti, jo vetëm të të përfaqësuarit prej meje, por edhe të personave që janë pjesë e fotos.  Atëherë dyshimi kryesor është që të gjithë telefonat e zotit Berberi janë të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme. Zoti Berberi është në kushtet e ndalimit dhe nuk është në kushtet për të përhapur apo patur informacion të detajuar për këto rrethana. Duke qenë se fotot janë në duart e prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm që kjo foto të jet3ë nxjerrë pikërisht nga këto telefona dhe më pas ti jetë vënë në dispozicion dhe zotit Bardhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk duam të dyshojmë lidhur me integritetin e Prokurorisë apo oficerëve të policisë gjyqësore por nga ana jonë do të kërkohet hetim. Do të ishte e ndershme që ky hetim të niste nga ana e Prokurorisë nëse ajo foto gjendet në telefonat e zotit Berberi. Nëse kjo foto është pjesë e të dhënave në telefonat që i janë sekuestruar zotit Berberi, përbën të dhënë hetimore dhe ato nuk përhapen kështu që do ishte përhapje e paautorizuar e informacioneve hetimore. Kjo shërben për të dëmtuar hetimin dhe për të ndikuar mbi hetimin dhe gjykimin. Ajo që ne dyshojmë duke qenë se ka një përhapje të zgjeruar të informacionit në fazën e gjykimit ku ndodhet zoti Berberi, ne e konsiderojmë si një ushtrim të ndikimit karshi GJKKO dhe SPAK”, deklaroi Rumano.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 8 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 9 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 10 orësh

Ai i mëshoi dyshimit se një foto ku shfaqet klienti i tij, me funksionarë të tjerë publikë, që u publikua nga deputeti i PD, Gazment Bardhi ka rrjedhur nga ambientet e SPAK dhe GJKKO.

Gentjan Rumano tha se publikimi i kësaj fotoje nga Bardhi ka për synim dëmtimin e imazhit të ish-kreut të ARRSH-së.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.