Kandidati Skënder Haluci për Avokat i Popullit: Kanë përdorur emrin e Berishës për të nxjerrë Endri Shabanin

Kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Skënder Haluci thotë se opozita tërhoqi firmat pasi kuptoi se dikush, ndonjë bashkëpunëtor i partisë brenda grupit, i ka përdorur.

”E ka bërë Partia Socialiste domosdoshmërisht, duke përdorë edhe elementë të ndryshëm të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mua më ka ndodhur që ca deputetë, që kanë vite që njihem me ta, më kanë thënë se nuk ta firmosi dot pa e pyetur Doktor Profesor Sali Berishën. Unë kurrë nuk arrij ta pranoj që Sali Berisha ka thënë mos e firmosni Skënder Halucin, por firmosni Endri Shabanin”.

Nga ana tjetër, Haluci shtoi se kreu i PD, Berisha është jashtë kësaj marrëveshjeje. “Kanë përdorur emrin e Sali Berishës. Më kanë thënë disa deputetë që nuk i kam në listën e mbështetësve se nuk ta jap dot firmën pa pyetur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënder Haluci është një jurist i njohur dhe me eksperiencë./R.SH./

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?