Avokati i Popullit, Shabani takon ambasadoren e Kanadasë: Forcim i institucioneve të pavarura në Shqipëri

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti këtë të premte në një takim zyrtar Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri (jo-rezidente), Elissa Golberg.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësime mbi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e institucioneve të pavarura në Shqipëri.

Shabani e njohu Ambasadoren Golberg me prioritetet aktuale të institucionit të Avokatit të Popullit, duke vënë theksin te mbrojtja e të drejtave të njeriut, rritja e transparencës publike dhe llogaridhënia institucionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja Golberg vlerësoi vizionin e Avokatit të ri të Popullit dhe shprehu gatishmëri për të mbështetur realizimin e platformës së Shabanit. Palët shprehën vullnetin e plotë për të thelluar komunikimin dhe për të eksploruar projekte të përbashkëta në interes të forcimit të standardeve demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?