FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Veliajt: 35 fashikuj me prova digjitale, të pavlerësuara nga gjykata

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se në të paktën 35 fashikuj ndodhen prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe, për rrjedhojë, të paanalizuara dhe të pavlerësuara nga gjykata në seancën paraprake.

Gjithashtu, për shkak se këto materiale nuk janë hapur, asnjë prej tyre nuk i është vënë në dispozicion asnjë prej mbrojtësve gjatë asaj faze procedurale.

Sipas Ndrecës, kjo do të thotë se e gjithë faza paraprake është zhvilluar pa u njohur me këto prova dhe pa pasur mundësi për të ngritur pretendime mbi vlefshmërinë dhe përmbajtjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si çështja është shqyrtuar në mungesë të analizës së provave, si dhe mbi vetë bazën mbi të cilën ajo është kaluar për gjykim në themel”, deklaroi Ndreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?