Avokati vjedh llogarinë bankare të klientit, arrestohet!

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Korçë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj Arben Lena, 56 vjeç, me profesion avokat, i cili ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve paraprake, Lena dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022 ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga llogaria bankare e një shtetasi 70-vjeçar, i cili ndodhet aktualisht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shënkoll.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Arben Lena, 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?