Avokatja e Popullit shkon tek Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar këtë të enjte në ambientetet e IEVP, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Vizita është bërë në kuadër të verifikimeve për disa ankesa të adresuara tek AP nga erion Veliaj. Po ashtu, Avokatja e Popullit ka zhvilluar një takim edhe me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Në mënyrë periodike komisionerët dhe Avokatja e Popullit vizitojnë institucione penitenciare për të monitoruar edhe kushtet e përgjithshme të trajtimit të individëve që ju privohet liria.
KOHA JONË SONDAZH

