Azil drejt Gjermanisë, arrestohen pesë mashtruesit
Ashtu siç pritej, drejtuesit e një agjensie udhëtimesh që sapo ishte hapur, si dhe persona të tjerë që kishin lidhje me të, përfunduan në pranga. E ndërsa një javë më parë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bënte thirrje nga Londra që asnjë qytatar shqiptar të mos petendojë azil në vende të Be-së, sepse nuk do të pranohet, agjensia e udhëtimeve “Agimi Travel” pretendente të kundërtën dhe madje kishte bindur me qindra shqiptarë që të prisnin biletat dhe të niseshin për azil drejt Gjermanisë. Skema e mashtrimit për azilantët ishte ngritur në një angjenci udhëtimesh, në qytetin e Fierit, ku vetëm në një periudhë të shkurtër, me qindra qytetarë, kryesisht nga fshatrat e komunës Novoselë kishin prerë blerë biletat, (140 euro bileta) për në Gjermani me qëllim përfitimin e azilit. Mësohet se me dhjetëra qytetarë kanë mundur të arrijnë tokën gjermane, por rreth 300 persona të tjerë u bllokuan të enjten nga policia në portin e Vlorës, në tentativë për të kaluar kufirin, fillimisht drejt Brindisit të Italisë e më tej në Mynih të Gjermanisë. Një ditë më parë policia u vu në alarm, madje edhe autoritetet gjermane u befasuan nga kjo dukuri. Ditën e djeshme, nga ana e policisë u prangosën 5 persona, mes tyre dhe 55-vjeçari, Agim Muçaj, administrator i agjencisë së udhëtimeve “Agimi Travel”, me qendër në Fier. Të arrestuarit e djeshëm, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kaluar në mënyrë të paligjshme jashtë kufirit shqiptar një numër të konsiderueshëm qytetarësh, drejt Gjermanisë. Njerëzit janë mashtruar prej tyre, dhe kanë prerë bileta, ndërkohë që qëllimi i agjencisë ka qenë i tillë, që të udhëtojnë sa më shumë njerëz, duke caktuar një çmim me leverdi për ta. Përveç pesë personave të arrestuar ditën e djeshme, po procedohen penalisht nga ana e policisë edhe 4 persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Të arrestuarit
Agim Mucaj, 55 vjeç, administrator i “Agimi Travel”
Shezai Aliaj, 45 vjeç, agjent shitjesh të biletave, pronar i pikës së Ëestern Union, Novoselë
Kastriot Hoxha, agjent shitjesh i biletave në Ëestern Union në Novoselë
Arrestohen për moskallëzim krimi
Derisa Mitro, 26 vjeçe, agjente e shitjes së biletave në agjencinë “Agimi Travel”
Matilda Mazreku, 26 vjeçe, agjente e shitjes së biletave në agjencinë “Agimi Travel”
Ministri Tahiri dhe ambasadori njerman, inspektojnë portin e Vlorës
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, pas ngjarjes së një dite më parë, inspektuan dje Portin e Vlorës. Ministri Tahiri takoi autoritetet portale dhe u shpreh se kishte sinjale që në dy- tre ditët e fundit për këtë tentativë dhe se u ndërhy në kohë nga policia,për t’i ndalur. Ministri u interesua për mënyrën e trajtimit të rasteve të dyshuara se me qindra njerëz mund të udhëtojnë në zonën Shengen në formë joligjore. – “Autoritetet shqiptare janë shumë të angazhuara për të hetuar çdo rast trafiku apo tentativë për të mashtruar qytetarët, duke u premtuar azil. Deri tani janë 5 të arrestuar dhe hetimet po vijojnë dhe për asetet pasurore të trafikuesve,” – theksoi minsitri Tahiri.