Bakteret, aleatët e luleve mishngrënëse

Miqtë më të mirë të insekteve të gëlltitura në lulen mishngrënëse Darlingtonia Californica , janë mikroorganizmat që reduktojnë tensionin në sipërfaqen e ujit dhe që mbysin prenë e tyre. Ky duket si një bashkëpunim djallëzor. Vetë lulja ka një emër të frikshëm “Bima kobër”,  por nuk është vetëm kjo ajo që e bën bimën të frikshme. Për të kapur prenë e saj, ajo ndihmohet nga mikro-organizma të padukshme. Të njëjtat baktere që ndihmojë në tretjen e insekteve, në fakt i japin një dorë edhe në futjen në kurth të tyre, duke ulur tensionin sipërfaqësor të lëngut me të cilën insektet futen brenda dhe mbyten.

Tigri i kopshtit: bima mishngrënëse

Pusi i ferrit

piantacarnivora.630x360Bima e kap prenë se saj në një gjethe të modifikuar në formën e tubit dhe shtambës. Ajo mbushet me një lloj lëngu të prodhuar nga bima.  Origjina e pishinës vdekjeprurëse ndihmohet nga shiu. Lëngu është i pastër por pas një jave për shkak të baktereve uji turbullohet, merr një ngjyrë të errët dhe me erë të keqe.

Pamundësia për të notuar

img_1143David Armitage i Universiteti të  “Notre Dame” më Indiana, ka rikrijuar në laboratorin e tij lëngun e lules Darligtonia dhe i ka futur edhe disa karkaleca të ngordhur. Pas një muaji, lëngu kishte të njëjtin tension të ulët në sipërfaqe me atë që ndodhet brenda bimës kobra. Në këtë pikë, kërkuesi krijoji një seri kurthesh të tjera, me një lëng edhe më të pastër dhe që më pas futi disa milingona. Insektet u mbytën menjëherë në të gjitha epruvetat, me përjashtim të atyre që ishin të lira nga bakteret. ato qëndruan mbi ujë për një kohë më të gjatë.

 

Interesi për ndihmë

16011-2
Për Armitage, këto mikrobe sillen në një mënyrë të ngjashme me ato që gjenden në zorrët e gjitarëve dhe në stomakun e barngrënësve. Gëlltisin por gjithashtu sigurohen se kanë ushqim dhe i japin një dorë për të eliminuar me shpejtësi prenë.

SHKARKO APP