Balla dhe Suli vizitojnë shkollën “Angela Merkel” në Kamëz, ftojnë për vizitë ish-kancelaren gjermane
Drejtuesi politik i Partia Socialiste e Shqipërisë për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, kanë inspektuar ambientet e shkollës 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz.
Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me kushtet e institucionit dhe investimet e realizuara, që synojnë përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe ambienteve për nxënësit.
Shkolla mban emrin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, si një shenjë vlerësimi për kontributin e saj në mbështetje të Shqipërisë dhe rajonit gjatë viteve të drejtimit të saj në Gjermani.
Në këtë kuadër, Balla përcolli edhe një mesazh publik përmes rrjeteve sociale, duke e ftuar Merkel të vizitojë Shqipërinë dhe shkollën që mban emrin e saj. Ftesa u cilësua si një gjest simbolik mirënjohjeje, që reflekton marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Autoritetet theksuan se investimet në arsim mbeten prioritet, ndërsa institucione të tilla synojnë të shërbejnë si modele për përmirësimin e standardeve në sistemin arsimor.
KOHA JONË SONDAZH

