Balla dhe Tabaku do të jenë bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Taulant Balla nga Partia Socialiste dhe Jorida Tabaku nga Partia Demokratike, do të jenë bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetja Bora Muzhaqi kanë depozituar në Parlament disa ndryshime në ligjin “Për rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”, mes të cilave parashikohet një mënyrë e re për drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Sipas këtyre ndryshimeve, Këshilli Kombëtar i Integrimit drejtohet nga bashkëkryetari dhe bashkënënkryetari i delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim; poste këto që mbahen nga Taulant Balla dhe Jorida Tabaku.

Sipas ligjit aktual Këshilli Kombëtar i Integrimit drejtohet nga kryetari i Komisionit për Integrimin dhe nënkryetar është kryesuesi i delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?