Balla i drejtohet Bardhit në Kuvend: Pse nuk i plotëson kërkesat e protestuesve? Çoje Saliun në burg

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi kanë debatuar në sallën e Kuvendit për protestuesit. Bardhi e akuzoi Ballën se kanë vendosur perimetër sigurie se kishte hall se protestuesit i bënin pis kostumin e shtrenjtë.

Në përgjigje, Balla i tha Bardhit se ai as nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij.

“Sot kishe ardhur që në orën 08:00. Është hera e parë në histori që ma kalove. Sa i përket pjesës së kostumit, nuk e mbush dot dhe as nuk e meriton kostumin tim. Është për të ardhur keq që kreu i grupit parlamentar të PD-së, i një partie me vlera të mëdha, e përfundon diskutimin në këtë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cili është dallimi më i madh mes këtij grupi dhe atij të mëparshmit? Ky grup parlamentar nuk e ka vuajtur atë që ndodhi më 12 qershor 1991, por vuan nga sindroma e Stokholmit. Doni t’ua plotësoni kërkesat protestuesve. Saliu në burg, plotësoja pra, çoje Saliun në burg. Ia plotëson dot kërkesën? Po ashtu, nuk futesh dot brenda kostumit tim, sepse nuk të shkon”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 3400 (34.4%)
PD 1824 (18.5%)
PROTESTA 4661 (47.2%)

Vota totale: 9885