Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i ka kthyer përgjigje Sali Berishës, teksa ky i fundit i bëri thirrje mazhorancës për të anuluar mitingun e nesërm në Vlorë.

Balla u shpreh se bëhet fjalë për një aktivitet lidhur me ditëlindjen e PS-së në këtë qytet.

“Shoh që insistoni me padurim që të merrni pjesë në festat e 35-vjetorit të PS-së. Ne kemi një kalendar të parashikuar të festave tona. Sigurisht që nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e PS-së, as në Vlorë, as në Tiranë. Ne ju kemi mundur 15 herë nga 20 beteja elektorale. Me Ramën kryetar të PS-së, ju kemi mundur 8 herë rresht. Do ju mundim prapë pas 1 viti në zgjedhjet vendore, do ju mundim edhe në 2029. Diversionin tënd se kemi anti-miting nesër, është festë ditëlindje. Vlora është kryeqytet i PS-së. Merreni me qetësi, siç ju kemi mundur, do t’ju mundim përsëri. Bëni mirë të vini mend se nuk ju kupton askush. Zotëria del dhe thotë mbështesim investimin dhe kjo nënkupton kulturë shtetërore. Ai investim do realizohet se Shqipëria nuk e ka luksin e keq të humbë këtë investim”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?