FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Irani dhe Kremlini po financojnë destabilizimin e Shqipërisë, dhuna ndaj policisë është sulm ndaj shtetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit se pas akteve të dhunës gjatë protestave qëndrojnë aktorë të huaj, duke përmendur Iranin dhe Kremlinin si pjesë të përpjekjeve për destabilizimin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla deklaroi se Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim të qartë ndaj ngjarjeve të fundit, ndërsa krahasoi sulmet ndaj Parlamentit me episode historike.

“Nazizmi lindi duke sulmuar Rajshtagun, duke i vënë zjarrin Parlamentit. Qëndrimi i këtij Kuvendi duhet të jetë i qartë. Këta (PD) arritën deri në pikën sa sot u trembën nga vezët. Ne do vazhdojmë përpara. Pak ditë na ndajnë nga koha kur koha e dialogut me protestuesit që kishin arsye legjitime, po vjen. Besoj shumë që qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove do të distancohet edhe më shumë nga dhuna e mbeturinave që kanë marrë peng protestën. Sot dora e huaj po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë. Jo vetëm Irani dhe vende të tjera fqinje, por edhe aktorë të tjerë, përfshirë këtu edhe Kremlinin”.

“Ky Kuvend deri në maj 2029 do ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe grupi i PS do ti qëndrojë besnik 857 mijë votave që na kanë sjellë këtu. Dënojmë aktet e dhunës të inspiruar dhe të frymëzuara nga individë kriminalë, të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi qëndruar qytetarëve vetëm pak prej tyre që janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, në aktivitet kriminal të grabitjes dhe dhunës. Së fundmi një individ nga Lezha, Anton Frroku, që është një ndër profilet e banditizmit të kësaj proteste, sot është në kërkim nga policia për dhunë brenda familjes…i kërkoj policisë që këtë individ ta gjejë menjëherë dhe tua tregojë flamingove dhe organizatave që të distancohen. Tre punonjës policie janë të gjakosur dhe ky Kuvend nuk mund të rrijë pa i thënë çdokujt që kush ngre dorën kundër policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Sukses 3280 (85.3%)
Shuhet 564 (14.7%)

Vota totale: 3844