Balla, ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord, Kushtetuta mund të shkelet
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është përgjigjur akuzave të opozitës se po miratojnë rregulloren e Kuvendit në shkelje të Kushtetutës. Me ironi, Balla i tha opozitës se kur ata janë dakord për një çështje, mund të shkelet Kushtetuta.
“E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. E paimagjinueshme, Komisioni i Ligjeve me 26 anëtarë, ka vende që me 40 deputetë kanë Kuvendin. E di si thoni ju, kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese. Dëgjova dhe një deputet që ka firmos procesverbalin më 14 shtator 2017, me kërkesë të PD brenda së njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20, brenda së njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Rregullores dhe e votuam ndryshimin. Tani kjo është antikushtetuese, në shkelje të rregullores, as unë si kryetar grupi, as kjo mazhorancë s’do bëjë asnjë hap pas, ku s’ka asnjë shkelje. Këtu nuk ka shkelje, jemi në një fazë që parashikohet faza e konstituimit. Ende nuk e kemi mbyllur, duhet të mbyllim kryesinë e komisioneve që nesër të shkojmë te konferenca e kryetarëve.
Ne nuk mund të bëjmë teatër, dhe as juve këtë teatrin që e dini që s’jeni dakord. Juve kështu u është thënë, të mos jeni dakord. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë agjendë, kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas agjendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Na duhet të votojmë të gjithë ato komisione, Kuvendi ta organizojë punën në 11 komisione”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

