Balla ironizon Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD, ishte garë e fortë

Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me replika politike mes mazhorancës dhe opozitës, pasi pas fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në foltore doli kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili iu përgjigj deklaratave të liderit demokrat lidhur me investimet e huaja dhe ekonominë e vendit.

Në fjalën e tij, Balla kundërshtoi pretendimet e Berishës për rënie të investimeve të huaja, duke sjellë shifra krahasuese mes periudhës së qeverisjes së demokratëve dhe të dhënave aktuale ekonomike.

Gjatë fjalës së tij, ai ironizoi edhe procesin e zgjedhjes së Berishës në krye të Partisë Demokratike, duke komentuar me tone ironike garën për drejtimin e selisë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Natën e mirë (i drejtohet Berishës). Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifrat dhe fakte. Në parantezës nuk mund të mos e vlerësoj faktin e qëndrimit për investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë, për të cilin do të flas pak më poshtë, pasi të kem sqaruar publikun. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Tani, Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2012, që mbahet viti i fundit i plotë i juaj, z.Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, se 2026 është më pak se në gjysmën e vetë, shifra e investimeve të huaja direkte shkon 1.64 miliardë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani me matematikën e Lulit mund të jetë 1.64 miliardë më e madhe se 666 milionë. Por me matematikën normale, 666 te 1.64 hyn të paktën 2.5 herë. Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë. Zotëria, urime për zgjedhjen në krye të PD-së, se nuk dinte kush do të fitonte, por pas kësaj gare kaq të fortë, të luftuar deri në fund, fitoi z.Sali. sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, 2012 ishte diku poshtë 10 miliardëshit, ndërkohë në 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro,. Pra e kemi trefishuar ekonominë e Shqipërisë në një kohë kaq të shkurtër”, tha ndër të tjera Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?