FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla ironizon opozitën: Protesta nisi për flamingot dhe bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi komentoi edhe rreth protestës së qytetarëve për Zvërnecin.

Dje ishin më shumë se 2000 mijë veta se ishte protestë kombëtare jo lokale. Padyshim që edhe PD-ja ishte në protestë duke filluar nga Sali Lushaj te anëtarë të PD. Protesta nisi për flamingot dhe bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo. Jam kundër çdo thirjrje antisemite, kundër diskriminmit. Sa i përket thelbit të protestës, deri kur të ketë një përfaqësi të protestës do të komentoj edhe rreth kërkesave”, tha Balla.

Balla u pyet edhe nga gazetarët në lidhje me deklaratat e bëra dje nga socialisti Petro Koçi, teksa ky i fundit shpërtheu dhe ndaj Belinda Ballukut. Ndërkohë Balla tha se nuk e kishte lexuar reagimin e Koçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk e kam ndjekur deklaratën e Petros dhe refuzoj të komentoj mbi diçka që nuk e kam lexuar vetë. Megjithatë, ditë të nxehta me temperaturë dhe secili ka këndvështrime të veta. Por mendoj se PS Fierin e ka kryeqytetin e vet. E kam drejtuar qarkun. Kemi fituar gjithmonë në Fier, dhe do të vazhdojmë të fitojmë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?