Balla në Kuvend: RTSH mbetet një dështim i madh, nuk justifikon paratë publike
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur kritika ndaj Radiotelevizionit Shqiptar gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, duke e cilësuar televizionin publik si një institucion që vijon të mos përmbushë pritshmëritë.
“Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të skrutinitetit që bën Kuvendi, të paktën duhet ta themi troç që televizioni nuk është se po ngrihet në atë nivelin që do të kishim dashur të gjithë për një televizion publik, pas kaq shumë vitesh përpjekjesh dhe pas kaq shumë drejtorësh të ndryshuar”, u shpreh Balla, ndërsa u shpreh optimist për ndryshimin e mënyrës së kontrollit parlamentar mbi RTSH-në, duke theksuar se mbikëqyrja periodike, dhe jo vetëm ajo vjetore, pritet të japë rezultate.
“Por, si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam shpresë që Radio Televizioni Shqiptar do të bëhet. Ky është këndvështrimi im personal”, Balla.
KOHA JONË SONDAZH

