Balla pas takimit me VanHorn: Bashkëpunimi me SHBA sjell përfitime konkrete për Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi këtë të premte një takim me të ngarkuarën me punë të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Balla vlerësoi se bashkëpunimi ynë me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në çdo aspekt bilateral apo në kuadër të organizatave ku aderojmë së bashku.

“Ndërsa SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë dhe së bashku kremtojmë 104-vjetorin e njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, gjithmonë e frytshme biseda me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me SHBA në dobi të partneritetit strategjik, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të interesit dhe investimeve amerikane në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?