
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka zgjedhur një foto nga protesta e pedagogëve dhe studentëve sot në Tiranë. Përmes kësaj fotoje Balla tregon që tubimi nuk përfaqëson thjesht pedagogët, por Partinë Demokratike dhe familjen e Sali Berishës.
“Nuk janë pedagogët, është partia dhe familja e Saliut”, shkruan Balla në Facebook, krahas fotos ku shfaqen Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi.