FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Reagimi ndaj deklaratës së ministres serbe i menjëhershëm, opozita po përdor…

Në nisje të seancës në Kuvend, pati një përplasje mes deputëve të “Lëvizjes Bashkë”, partisë “Mundësia” me deputetët socialistë lidhur me deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik në Kosovë”.

Deputetët e opoztës akuzuan kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se kanë heshtur ndaj deklaratave të ministres Snezhana Paunoviç.

Çfarë pret qeveria shqiptare dhe kryeministri që të reagojnë ndaj deklaratës së ministres serbe Paunoviç për spastrimin etnik në Kosovë? Kosova e ka shpallur atë non grata. Si ka mundësi që ai, i cili merret me ‘armiqtë e popullit’, nuk mban qëndrim për një deklaratë të tillë të një ministreje serbe?”, tha Redi Muçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si Rama, edhe Enver Hoxha heshte për Kosovën. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar publikisht se Rama i kishte kërkuar të pranonte ndarjen e Kosovës. ‘Ballkani i Hapur’ ishte projekti i Enver Hoxhës. Ku e gjen guximin një ish-ministre serbe që, edhe pas 25 vitesh, të fyejë rëndë shqiptarët e Kosovës? Sepse e di se ka një aleat në Tiranë që hesht”, tha Erald Kapri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë dhe adekuat, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Këto janë çështje që nuk adresohen me karagjozllëkun e diletantëve politikë apo të një kadeti të ri në Kuvend. Nuk tallemi me çështjet kombëtare; nuk jemi karagjozë si puna jote! Qëndrimin tonë e kemi mbajtur në nivel qeveritar, përmes ministrit të Jashtëm. Edhe unë kam reaguar në nivel politik përpara teje; ti ishe në gjumë”, tha Taulant Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?