Balla: Rezoluta për integrimin u miratua me konsensus, të mos prishet puna e mirë e komisionit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot në fjalën e tij në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus të plotë në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, pas pesë orësh diskutime mes mazhorancës dhe opozitës.

“Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, të gjithë së bashku, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, të gjitha pro, kemi miratuar një dokument ndër më të mirët që ka miratuar ndonjëherë ky Komision. Pas pesë orësh debat, ai përmban edhe kritikën, edhe angazhimin, edhe syrin objektiv, por mbi të gjitha yllin tonë orientues: anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ky mocion me debat ishte i lidhur me nenin 103, ku thuhet se në fund të debatit miratohet rezoluta. Në fund, jemi të detyruar ta miratojmë rezolutën, e cila ka kaluar me konsensus. Do të ishte mirë ta dëgjonim rezolutën dhe më pas të çelnim debatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të them të drejtën, këto 48 orë kanë qenë 48 orë pune intensive. Të mos e prishim punën e mirë të Komisionit dhe të vazhdojmë përpara me miratimin”, tha Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?