Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen për rrugën drejt BE
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher, ku janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Bavari dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Balla nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bavarisë ekziston një marrëdhënie e veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor dhe historik, duke shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Më tej në shënimin e tij, Balla është ndalur edhe tek diaspora shqiptare në Bavari, ku jetojnë, punojnë e studiojnë shqiptarë.
Postimi i plotë
Me Landin e Bavarisë Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor, por edhe historik duke kujtuar vizitat e Franz Josef Strauss në Shqipëri. Jemi mirënjohës Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ofruar Shqipërisë në rrugën drejt BE.
Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë mbi 800 studentë shqiptarë.
Gjithashtu kemi një prezencë të kompanive bavareze në Shqipëri dhe një rritje të turistëve gjermanë nga ky rajon. Me Zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë Markus Rinderspacher ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar.
KOHA JONË SONDAZH

