Balla takon Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është në Neë York me gjeneralin amerikan Wesley Clark, ish-Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtues i fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999 në mbrojtje të popullsisë së Kosovës.

“Ia shtrëngova dorën fort me dy herë mirënjohje këtij burri të veçantë. Wesley Clark ishte Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtoi fushatën e NATO-s në vitin 1999, në mbrojtje të popullsisë së Kosovës dhe kundër represionit të regjimit të Millosheviçit. Së dyti, mirënjohje për deklarimet dhe dëshmitë në Hagë në mbështetje të komandantëve dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së”, u shprehet Balla në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?