Balluku: 45% e konsumit të energjisë, nga burime fotovoltaike dhe eolike deri në 2030-ën

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shprehet se  45% e konsumit të energjisë në Shqipëri do të jetë nga burime fotovoltaike dhe eolike deri në vitin 2030.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, krenarë për gjithë atë çka kemi ndërtuar në këto vite, duke rritur në mënyrë të ndjeshme burimet e energjisë së rinovueshme dhe duke ndërtuar një strategji që do të na lejojë që, në vitin 2030, të prodhojmë 45% të konsumit vendas nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike.
World Economic Forum vlerësoi se, në vitin 2025, Shqipëria ishte më e qëndrueshme në energji, falë kapaciteteve 100% të rinovueshme”, shkruan Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?