FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balluku: Video të lidhura gabimisht me Zvërnecin po keqinterpretohen, imazhi i Shqipërisë po shtrembërohet

Deputetja e PS-së, Belinda Balluku, ka reaguar lidhur me qarkullimin e videove dhe pamjeve në rrjetet sociale, që sipas saj kanë ndikuar në mënyrën sesi perceptohet Shqipëria në disa media ndërkombëtare.

Ajo përmend rastin e pamjeve të raportuara nga Kakomeja, të cilat sipas saj janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar dhe janë lidhur gabimisht me zona të tjera si Sazani apo Zvërneci. Sipas saj, ky lloj keqinformimi mund të ndikojë në mënyrën se si perceptohet Shqipëria jashtë vendit, duke krijuar një imazh jo të plotë ose të pasaktë për zhvillimet në sektorin e turizmit dhe investimeve.

”Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit”,-thuhet në qëndrimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Turmat e protestuesve dhe disa video që qarkullojnë në rrjete sociale, kanë ndikuar në mënyrën si perceptohet Shqipëria në disa raste, duke krijuar keqkuptime edhe në media ndërkombëtare.

Madje, edhe media si CNN kanë pasqyruar pamje nga Kakomeja, të cilat janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike. Në fakt, këto pamje nuk lidhen me Sazanin apo Zvërnecin.

Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?