Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore: Diskutime për stabilitetin bankar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,  dhe drejtori ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Matteo Bugamelli,  zhvilluan një takim në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington D.C.

Në qendër të diskutimeve ishin,zhvillimet në sektorin bankar shqiptar,  hartimi i Ligjit të ri për Bankat dhe modernizimi i sistemeve të pagesave

Të dy përfaqësuesit vlerësuan stabilitetin dhe qëndrueshmërinë operacionale të sektorit bankar në Shqipëri,  duke theksuar nevojën për reformim të mëtejshëm të kuadrit ligjor. Ligji i ri për Bankat,  një nismë e mbështetur teknikisht nga Banka Botërore,  synon të përmirësojë rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit financiar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e Bankës Botërore në,anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro)dhe zhvillimin e projektit për pagesa të menjëhershme përmes platformës TIPS clone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto iniciativa synojnë modernizimin e infrastrukturës financiare dhe përmirësimin e efikasitetit të transaksioneve në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?