Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Banka e Shqipërisë dhe BERZH bashkojnë forcat për financimin e grave sipërmarrëse

Ekonomi E martë, 8 Shtator 2026 12:19
Banka e Shqipërisë dhe BERZH bashkojnë forcat për financimin e grave sipërmarrëse
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan sot ceremoninë e lançimit të “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”, duke shënuar fillimin e një partneriteti kombëtar për të avancuar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të drejtuara apo në pronësi të grave.

Ceremonia, e zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko e vlerësoi këtë nismë si një angazhim të rëndësishëm që synon të mbështesë zhvillimin e sipërmarrjes së grave, përmes një qasjeje të bazuar në të dhëna, bashkëpunimit institucional dhe veprimeve konkrete. Në Shqipëri, Banka e Shqipërisë ka marrë rolin e koordinatores kombëtare, duke udhëhequr ndërtimin e një ekosistemi të përbashkët të institucioneve publike dhe financiare që angazhohen për një treg financimi më gjithëpërfshirës.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh

Në vijim, Guvernatori vuri në dukje angazhimin e Bankës së Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi financiar modern, përmes infrastrukturës financiare bashkëkohore, zgjerimit të aksesit në shërbimet financiare, forcimit të edukimit financiar, si dhe përmirësimit të cilësisë dhe përdorimit të të dhënave financiare.

Në përfundim, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë nismë dhe theksoi se suksesi i saj do të matet nga mundësitë reale që do të krijohen për gratë sipërmarrëse në vend.

Një nga rezultatet konkrete të nismës është krijimi i panelit analitik kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (MSME: Micro, Small and Medium-sized Enterprises). Ky instrument krijon një bazë të re njohurie për tregun, duke bërë të mundur analizimin e integruar të informacionit mbi kreditë dhe depozitat me karakteristikat e bizneseve, si gjinia e pronësisë, madhësia e ndërmarrjes, sektori ekonomik, rajoni dhe forma juridike. Paneli do të jetë i aksesueshëm për publikun në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë dhe do të shërbejë si një instrument i ri për analizë, transparencë dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vijim të ceremonisë u zhvillua një panel diskutimi me pjesëmarrjen e Zëvendësguvernatores së Dytë të Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, dhe të përfaqësuesve të sektorit bankar dhe të institucioneve publike, ku u diskutua se si bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përdorimi i të dhënave mund të mbështesin zhvillimin e produkteve financiare më të përshtatshme dhe politikave më efektive për sipërmarrjen e grave.

Lançimi i “WE Finance Code Albania” shënon fillimin e një procesi afatgjatë, në të cilin institucionet nënshkruese do të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e të dhënave, për të monitoruar progresin dhe për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e sipërmarrjes së grave në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të kontribuojë, në përputhje me mandatin e saj, për një sistem financiar modern, të qëndrueshëm, efikas dhe gjithëpërfshirës, duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës financiare, cilësinë e statistikave dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 37 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.