Banka e Zvicrës trondit tregjet me vendimin e papritur

Banka qëndrore e Zvicrës, e reflektuar në këtë foto në një shatërvan në Bernë, vendosi papritur të heqë dorë nga politika e saj e ndalimit të forcimit të monedhës së vet kombëtare Franga Zvicerane poshtë kuotës 1.2 franga për euro.

Banka deklaroi më 15 janar se kjo masë e vendosur në shtator 2011 për të “mbrojtur ekonominë e Zvicrës nga dëmtime të rënda” nuk është më e justifikuar.

Franga zvicerane u forcua menjëherë pas vendimit nga 1.2 franga për euro në 1.02.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundrejt lekut shqiptar, franga zvicerane u shtrenjtua nga 117 në 136 lekë, raporton BIRN.

Swiss Digital Mobile Reklama

Franga dhe Zvicra janë parë gjatë viteve të krizës si një parajsë për t’u fshehur gjatë kohëve të vështira, por rritja e investimeve të huaja në Zvicër solli edhe presion të pandalshëm për forcimin e monedhës së këtij vendi.

Shumë ekspertë besojnë se ekonomia e Zvicrës, e cila varet shumë nga eksportet, do të vuajë vendimin e bankës qëndrore për të lënë monedhën e vendit të forcohet kundrejt monedhave të huaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?