Banorët që preken nga projekti TID protestë, Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.

Bëhet e ditur se qytetarët do zhvillojnë edhe një takim në Bashki, ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, për të diskutuar me ta mbi projektin.

Rama mësohet se është futur në Bashki, por banorët nuk kanë mundur të afrohen e të flasin me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të vitit 2025, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve në këtë zonë, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e prekur e kundërshtojnë këtë vendim, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe nuk janë bërë pjesë e dëgjesave publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?