Barack Obama, një leksion për politikanët shqiptarë (Foto)
Të jesh president i shtetit më të fuqishëm në botë nuk do të thotë se ke prekur majat e botës dhe ky nuk shihet si një rast që t’iu kthesh shpinën qytetarëve që të kanë zgjedhur, ose të distancohesh prej tyre.
Fotoja e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama shihet edhe si një leksion për politikanët shqiptarë, që shpesh publikojnë foto nga pushimet e tyre luksoze ose kur i sheh nëpër stadiume, duke ndjekur ndeshjet të kombëtares sonë në tribunën Vip. Akoma edhe më keq kur i sheh në stadiumet evropiane për të parë ndeshjet e Champions League.
Foto e Ditës, e zgjedhur nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, është ajo e presidenti Barack Obama pozon me peshkatare salmoni, në gjirin e Bristol, Alaska.
Fotoja e presidentit të SHBA-ve, nuk ka nevojë për shumë koment në SHBA, përveç se shihet si një leksion për politikanët shqiptarë dhe ndoshta nga kjo arsye është përzgjedhur nga ambasada amerikane në Tiranë.