Bardhi e Tabaku priten nga senatori Terzi: Mazhoranca ka cenuar shtyllat e shtetit demokratik

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku zhvilluan një takim në Romë me kryetarin e Komisionit për Çështjet Europiane në Senatin italian, senatorin Giuliomaria Terzi di Sant’Agata.

Bardhi dhe Tabaku vlerësuan se senatori italian është një mik i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i saj në rrugën europiane.

Gjatë takimit, deputetët demokratë e njohën senatorin me zhvillimet në Shqipëri, ndërsa shprehën qëndrimin e palëkundur të PD-së për të çuar para procesin e integrimit europian të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë proces jetik për vendin, mbi të gjitha duke qenë të vërtetë dhe duke mos fshehur problematikat që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë”, u shprehën ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bardhi dhe Tabaku theksuan se “Partia Demokratike ndan qëndrimin, ashtu sikurse partnerët ndërkombëtarë, se procesi i integrimit duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve europiane”.

Fatkeqësisht, sot Shqipëria nuk e përmbush këtë. Mazhoranca, ka zhbërë shtyllat kryesore mbi të cilat funksionon një shtet demokratik, duke cenuar zgjedhjet e lira e të ndershme, dhe duke u bërë mburojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shprehën ndër të tjera, Bardhi e Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?