Bardhi i përgjigjet Ballës: Hiqni nga raportimi vetëm Avokatin e Popullit! Çështja është në Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi PS-në se po përpiqet që të prishë seancën e sotme plenare, si edhe atë të 23 korrikut. Bardhi kundërshtoi propozimin e Taulant Ballës që raportet e institucioneve të diskutohet javën që vjen, duke theksuar se ata kërkojnë vetëm që mos të raportojë Avokati i Popullit, Endri Shabani pasi çështja e zgjedhjes së tij është në Kushtetuese.

”Nuk e kuptoj logjikën e propozimit të bërë, se renditja është ndryshe nga ajo e kryetarit të Kuvendit. Nëse bie dakord që të ndërrojmë rendin e ditës, ta vazhdojmë seancën tani. Kanë ardhur për të raportuar, ti dëgjojmë dhe të vazhdojmë diskutimin me institucionet e tjera. Një individ nuk mund të marrë peng institucionin se doni ju.

Zotëria nuk mund të vijë të raportojë në seancë plenare, herën e fundit ka fyer deputetët e opozitës. Një njeri që vjen dhe shkel edhe aktin e betimit, të vijë të raportojë sikur s’ka ndodhur asgjë. Ne po themi këtë institucion nuk duam të raportojë. Nisim sipas rendit të ditës me raportimin e KLGJ. Zotëria që e quani Avokat të Partisë, në çdo rast nuk do të raportojë në Kuvend. Doni të prishni edhe këtë seancë, edhe seancën tjetër duke provokuar opozitën”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?