Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Të vijë të japë llogari…
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkon në Kuvend kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar interpelancën për çëhstjen Ballukun, kërkesë që u rrëzua nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me argumentin se çështja është në Kushtetuese.
Bardhi akuzoi shefin e qeverisë se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ankimi është ndërhyrhje në një çështje të drejtësisë.
“Çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe flet me vete 3 herë në ditë për këtë çështje, del dhe mbron të pandehurën ministre të paktën 3 herë në ditë me video-selfie apo postime në twitter si një mjet presioni ndaj Kushtetueses. Një njeri që flet nga mëngjesi në darkë për këtë çështje, u fshihet deputetëve dhe llogaridhënies. Ne duam të dimë cili është motivi që ka në kabinet numrin 2 të pandehur nga SPAK, pse është bërë kryeministri i parë në historinë e botës që ndërhyn në një çështje në hetim. Ka kërkuar ne emër të Këshillit shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e detyrës. Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin në zyrë avokatie ndaj një të pandehure. Pse do duhet kryeministri të bëhet palë në një çështje ku nuk është palë. Ai duhej të ishte këtu për të dhënë të pavërtetat e tij. Ai vetë e pranon përmes kërkesës në Kushtetuese që është bashkëfajtor me Ballukun, duhej të ishte marrë bashkë i pandehur. Kërkesën e ka bërë për veten e vet, sepse urdhëruesi i aferës së tenderit të Llogarasë është Rama. Ka paditur një vendim individual për të zhbërë një masë individuale sigurimi. Pse ka ndërhyrë në një çështje të drejtësisë, pse nuk e shkarkon Ballukun? Kuvendi mund të këtë vullnet, por kërkohet procedura përkatëse dhe propozimi i kryeministrit. Të vijë të japë llogari pse e ka të domosdoshme për të mbajtur të pandehur një zv.kryeministre”, tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

