FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bardhi: Mazhoranca refuzoi pa argument debatin parlamentar mbi kërkesat e protestuesve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se mazhoranca refuzoi pa asnjë argument tri kërkesa të opozitës që lidhen me shqetësimet e qytetarëve që prej 26 ditësh protestojnë në Tiranë.

Grupi parlamentar i PD-së ka dëgjuar dhe vlerësuar shqetësimet e qytetarëve, të cilët prej 26 ditësh protestojnë në bulevardin qendror të Tiranës. Kjo protestë ka tërhequr vëmendjen e disa parlamenteve evropiane dhe të eurodeputetëve në seancën e fundit plenare të Parlamentit Evropian. I vetmi parlament që nuk u ka kushtuar asnjë vëmendje shqetësimeve të qytetarëve është Kuvendi i Shqipërisë.

Grupi parlamentar i PD-së ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin në lidhje me shqetësimet e qytetarëve. Kryeministri duhet të japë informacion nëse ka marrë ndonjë masë për adresimin e këtyre shqetësimeve. Gjithashtu, kemi kërkuar një mocion me debat për trajtimin e shqetësimeve të qytetarëve, si dhe diskutimin e rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila përcakton detyrat që duhet të përmbushë Republika e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tria kërkesat janë refuzuar sot, pa asnjë argument, nga përfaqësuesit e mazhorancës, të cilët kanë pretenduar se ne po përpiqemi të luajmë rolin e zëdhënësit të protestuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne nuk kemi pretenduar të bëhemi zëdhënës të qytetarëve, por nuk mund të sillemi sikur nuk jetojmë në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye kemi kërkuar një debat në Kuvendin e Shqipërisë; nuk mund të veprojmë sikur qytetarët nuk kanë shqetësime.

Të tria kërkesat tona janë të drejta. E drejta për të kërkuar një mocion me debat është një e drejtë e parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se shqetësimet e qytetarëve që protestojnë kanë gjetur pasqyrim në rezolutën e Parlamentit Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?