Bardhi ngre shqetësimin për hetimet ndaj Ballukut: SPAK të riparaqesë kërkesën për heqjen e imunitetit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi vijon që të reagojë pas njoftimit të SPAK-ut për një tjetër rast që lidhet me hetimet ndaj Belinda Ballukut. Bardhi deklaron se brenda tre muajve janë zbuluar dy vila, të cilat, sipas akuzave të bëra publike, lidhen me paracaktimin e fituesve të dy tenderëve publikë. Ai thekson se ndaj Ballukut rëndojnë akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa i kërkon SPAK-ut të riparaqesë kërkesën për heqjen e imunitetit. “Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të jetë selektive. Barazia përpara ligjit nuk është një privilegj. Është themeli i shtetit të së drejtës”, shprehet Bardhi.

Postimi i plotë

DITA 11
SPAK njoftoi zyrtarisht një tjetër rast që lidhet me akuzat për korrupsion ndaj Belinda Ballukut: një tender publik, në këmbim të një vile superluksoze në një nga plazhet më të bukura të jugut të Shqipërisë.
Vetëm brenda një harku kohor prej 3 muajsh, janë zbuluar 2 vila në disa prej plazheve më të bukura të vendit, të cilat, sipas akuzave, lidhen me paracaktimin e fituesve të 2 tenderave publikë të zhvilluar nën përgjegjësinë e saj.
Por, pavarësisht rëndësisë së këtyre akuzave, SPAK ende nuk ka riparaqitur një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të saj.
Sipas akuzave të bëra publike, ndaj saj rëndojnë:
* 2 akuza për korrupsion;
* 2 akuza për pastrim parash në bashkëpunim;
* 2 akuza për fshehje pasurie;
* 8 akuza për shkelje të barazisë në tendera.
Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të jetë selektive. Nuk mund të ndërtojmë institucione me standarde europiane dhe, njëkohësisht, të pranojmë që ligji të funksionojë ndryshe për qytetarët e zakonshëm dhe ndryshe për njerëzit në pushtet.
Barazia përpara ligjit nuk është një privilegj. Është themeli i shtetit të së drejtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?