Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për situatën me rrugët në vend. Sipas tij, kreu i qeverisë duket të marrë shembull sesi atje kryeministri dhe ministrat japin dorëhqjen kur janë në hetim.
”Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët. Në Portugali pati ciklon 200 km/orë.
Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment. P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg”,-shkruan Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

