Bardhi refuzon të iki nga salla pasi u përjashtua, Peleshi ndërpret seancën
Lajme E Enjte, 16 Tetor 2025 16:51
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nuk ka pranuar të lërë seancën pasi u përjashtua për punimet e sotme. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i kërkoi disa herë të respektonte vendimin për ndalimin e fjalës gjatë seancës, por Bardhi refuzoi duke vijuar të flasë nga vendi pa mikrofon. Pas këtij momenti, Peleshi ka ndërprerë seancën deri sa Bardhi të largohet nga Kuvendi.

