Bardhi, Tabaku dhe Balliu takim me deputetin në Bundestagun gjerman: Qeveria po bllokon progresin e Shqipërisë drejt BE-së
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, kanë zhvilluar një takim në Bundestag në Berlin me deputetin gjerman Olav Gutting. Bardhi shkrun se në takim u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe faktorët që sipas tij po bllokojnë zgjerimin e BE-së. Ai shton edhe se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por që vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Postimi i plotë
Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian. Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së 🇪🇺 dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje.
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.
Gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

