Rama: Kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorëve

Kryeministri Edi Rama thotë se kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorëve, ndërsa shtoi se kjo përkthehet me marzhe më të ulëta fitimi për kompanitë furnizuese. Rama zhvilloi një takim me furnizuesit e naftës në ambientet e ”Shtëpisë së biznesit”, ku u diskutua mbi përpjekjet për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët.

Kreu i qeverisë ftoi operatorët të ruajnë ekuilibrin që kanë ruajtur deri tani, ndërsa theksoi se nuk është parë e arsyeshme të krijohet bordi i transparencës. ”Nëse dialogu funksionon siç ka ndodhur deri tani ne qëllimin nuk e kemi që t’ju shtrëngojmë ju në punën tuaj por bashkërisht të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorit. Kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju”, shtoi Rama.

Duke folur për situatën e rritjes së çmimit në tregun global, kryeministri theksoi se sfida është e hapur dhe askush nuk mund të thotë se kur do të mbyllet ajo betejë që mban faktikisht lidhur pas vetes edhe çmimin e naftës. ”Nuk di të thotë askush si do të shkojë çmimi në bursë, do ketë rritje të mëtejshme apo do të stabilizohet në një pikë të caktuar, por është e sigurt që ne duhet të bëjmë atë që na takon”, shtoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?