Barry Diller: Televizoni do jetë komplet ndryshe 10 vitet e ardhshme!

Duke folur në një konferencë të Business Insider të mërkurën, Diller tha se negociatat midis kompanive kabllore dhe satelitore, në fund do të arrijnë në pikën ku nuk ka kuptim ekonomik për konsumatorët që të blejnë paketën e plotë për të parë prodhimet e tyre.

Ai tha se brenda 5 deri në 10 vjet nuk do të ketë më kuptim blerja e një pakete satelitore ose kabllore.

Televizoni po gjen mënyra të reja siç është ai i transmetimit live në internet (live streaming).
Ne kemi parë që kjo ka nisur të ndodhë tha Diller. Rrjeti amerikan CBS njoftoi se shikuesit do të kenë një abonim streaming vitin e ardhshëm që do t’i lejojë të shikojnë shfaqje për një tarifë mujore të caktuar.
HBO po ashtu njoftoi një version të ri të “HBO GO” për vitin e ardhshëm gjithashtu, por nuk dha detaje mbi çmimet dhe ofertat.
Diller ka qenë i përfshirë për të ndryshuar distribucionin e televizionev edhe më parë. Përmes “InterActiveCorp” ai mbështeti në fillim  “Aereo”, i cili lejonte që shikuesit të shihnin përmes live streaming transmetimet e rrjeteve te mëdha  si NBC, ABC, CBS, por shpejt gjigandët e transmetimit e hodhën në gjyq Aereo dhe kompania e humbi gjyqin.

Tashmë Aereo është drejt falimentimit, por kjo nuk do të thotë se edhe ideja e Diller për të ardhmen e televizionit do të ketë të njëjtin fund.Gjithnjë e më shumë çdo gjë po kalon përmes internetit dhe nuk do të jetë çudi që edhe televizoni një ditë të mos jetë më ai tradicionali që njohim sot.

SHKARKO APP