Basha i përgjigjet ambasadës së SHBA me shprehjen e Lincoln

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vendosi unanimisht për djegien e mandateve të deputetëve, kryedemokrati Basha ka komentuar deklaratën e bërë pak minuta më parë nga ambasada e SHBA-së, që i bënte thirrje deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia.

Ai u përgjigj, duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA-ve Abraham Lincoln.

“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe”,- shprehet Basha.

Ambasada e SHBA: Djegia e mandateve minon parimet bazë të demokracisë

SHKARKO APP