Basha: Me mendje dhe shpirt jemi te studentët
Kreu i PD, Lulzim Basha tha se opozita është me mendje dhe shpirt tek studenti. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, kreu i demokratëve tha se PD është kundër ligjit për arsimin e lartë.
“Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshem se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t’i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon.
Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese është e kapur. Pse Arta Marku nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën për vjedhjen në Unazën e Re. Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët”– tha Lulzim Basha.
Këtë javë do të zhvillohen dy seanca parlamentare, të enjten dhe të premten. Kjo mund të jetë një mundësi që opozita të thyejë bojkotin, pasi në seancën e së premtes pritet që të diskutohet vetingu në politikë, propozimi i bërë nga opozita.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha u pyet nëse do të kthehet në seancë këtë javë, dhe kreu i demokratëve u përgjigj:
Kur do të ktheheni në Parlament të enjten apo të premten?
Basha: Ata do ta bëjmë pasi të kemi marrë nje vendim politik me aleatët tanë