Bashkëpunimi Berisha-Rama, reagon Lapaj: Rrezikojmë të na përsëritet peshqeshi i vitit 2008

Kreu i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj flet një skenar të ngjashëm të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, si një dakordësi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Nga fshati Klos në Cërrik, ai shpreh qartazi qëndrimin për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Lapaj shton se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 i kanë sjellë Shqipërisë shumë problem gjatë kësaj kohe.

”Hera e fundit kur Sali Berisha u dakordësua me Edi Ramën për ndryshime kushtetuese ka qenë në vitin 2008. Ndryshimet kushtetuese të atij viti i shkaktuan Shqipërisë për kaq shumë vite kaq shumë probleme. Ky peshqesh rrezikon të na përsëritet. Sot, teksa morëm këtë lajm, këtu në fshatin Klos, ku po bëjmë takime me qytetarët, ne paraqesim qëndrimin tonë si lëvizje. Lëvizja “Shqipëria Bëhet” qëndron për një zonë zgjedhore, sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Së dyti, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Këto të dyja do të realizonin demokratizimin e Shqipërisë dhe hapjen e garës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?